Luajti kundër futbollistëve të Superiores, mesfushori i Arabisë Saudite: Përfituam shumë nga miqësorja me Shqipërinë, por nuk kishte rëndësi rezultati

Shqipëria arriti që të barazonte në miqësoren me Arabinë Saudite në shifrat 1-1. Kuqezinjtë shënuan pas kombinimit mes Odise Roshit dhe Bekim Balajt, ndërsa si pjesë e saj ishin shumë futbollistë të Superiores. Nga ana tjetër, Arabia Saudite po përgatitet për Botërorin e Katarit. Mesfushori i saj, Al Maliki, është shprehur se Kombëtarja e tij ka përfituar jo pak nga dy miqësoret e zhvilluara, teksa më herët kishin mundur 1-0 Maqedoninë e Veriut.

“Të përballesh me ekipe si Shqipëria dhe Maqedonia është e vështirë, jo e lehtë. Këto janë Kombëtare të forta dhe ne kemi përfituar shumë prej tyre. Qëllimi ynë kryesor në këto takime ka qenë ngritja e rendimentit fizik dhe jo rezultati”, u shpreh mesfushori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online