“Me ata lojtarë Partizani nuk del kurrë kampion“, Starova i ashpër me tifozët: Çfarë i pengoi të shkonin në stadium?

0

Sulejman Starova është i dtuar në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ku ka komentuar sfidën e sotme mes Partizanit dhe Vllaznisë. Ish-drejtori sportiv i Teutës ka mbetur i pakënaqur nga numri i tifozëve të pranishëm në tribunat e “Elbasan Arenas“. Starova kujton se dikur tifozët shkonin edhe me biçikleta në stadium. Në lidhje me Partizanin, ish-futbollisti mbetet skeptik nëse të kuqtë mund të dalin kampion me lojtarët që ka në dispozicion.

“Pse nuk kishte tifozë në ndeshjet e kësaj jave?! Çfarë kishte në kohën e dikurshme, kur tifozët vinin me biçikleta. Nuk isha i kënaqur me numrin e tifozëve që pashë në Partizani-Vllaznia. Çfarë i pengoi të shkonin në stadium?! Ishin përballë dy ekipe pretendente. Nuk po bëj njeri fajtor, doja dhe prisja të shikoja më shumë tifozë në stadium. Për tifozin e diela është ditë ndeshjeje.

Të dyja skuadrat morën atë që merituan. Vllaznia ishte më afër fitores. Shkodranët zhgënjyen në pjesën e dytë, në të gjitha drejtimet. Edhe mund ta humbiste ndeshjen. Partizani nuk meritonte më shumë se kaq. Pashë një Partizan me grintë se ndeshjet e kaluara. Të kuqtë janë dobët në fazën ofensive. Të dyja skuadrat meritonin nga një pikë, jo më shumë. Ishte një rrëmujë totale. Se kush e pëlqeu këtë ndeshje?! Goli i Partizanit mu duk si pozicion jashtë loje. Cardoso duhet të ngorhë stolin. Me ato lojtarë që Partizani zbriti në fushë sot, nuk del kurrë kampion”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.