“Me 300 vetë në stadium nuk mund të quhet derbi”, Zhupa i pakënaqur me Dinamo-Partizani: Dikur mbushnin stadiumet

Dinamo e ka nisur me rezultate të dobëta kampionatin. Humbja e fundit është ajo e derbit ndaj Partizanit. Pjesë e panelit të emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Eduart Zhupa kritikon nivelin e këtij derbi. Sipas tij, një ndeshje me 300 tifozë në stadium nuk mund të quhet një përballje derbi.

“Nuk po e shikojmë periskopin e nëndetëses të dali në sipërfaqe për Dinamon. Me 300 veta në stadium nuk mund të quhet derbi. Është edhe diçka tjetër, që bëhet në Elbasan ndeshja. Megjithatë, janë dy skuadra që kanë emër në futbollin shqiptar.

Dikur mbushnin stadiumin plot. Kishte nivel shumë të lartë për sa i përket nivelit të lojës, por edhe interest të publikut. Dikur ka qenë Dinamo-Partizani dhe Partizani-Tirana. Këto kanë qenë dy ndeshjet kryesore që ka pasur kampionati shqiptar“, ka thënë Eduart Zhupa./Halit Deliashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online