Mbylli një sezon ëndrrash me Atalantën, Gjimshiti e gjen veten në formacionin më të mirë të vitit

Pas humbjes ndaj PSG-së në minutat e fundit, Atalanta mbylli një sezon “ëndrrash”, duke arritur në çerekfinalet e Champions League si dhe duke zënë vendin e tretë në kampionat. Në këtë ekip të shkëlqyer të krijuar nga puna e palodhur e trajnerit Gasperini, sigurisht që ka vend edhe për Gjimshitin.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë fantastik për gjatë gjithë vitit, duke mos e diskutuar për asnjë moment pozicionin e titullarit. Ashtu si dhe çdo vit, mediat kanë publikuar formacionin më të mirë të vitit në Seria A. Wyscout ka vendosur për lojtarin më të mirë në çdo pjesë të 11-shes bazuar në statistika, duke mos e lënë jashtë edhe lojtarin e Kombëtares tonë. Puna fantastike e Gjimshitit u shpërblye më së miri dhe tashmë 27 vjeçari e gjen veten tek një nga futbollistët më të rëndësishëm në Seria A./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online