Mbyllet ndeshja në “Niko Dovana”, Shqipëria U-21 humbet përballë Austrisë U-21

Përmbledhja e ndeshjes, Shqipëri-Austri (U-21) 0-4

90’+2′ Përfundon ndeshja. Shqipëri-Austri (U-21) 0-4

90′ Mbyllen 90 minutat. Ka 2 minuta shtesë.

89′ Redon Xhixha i afrohet golit të nderit me një goditje nga distanca.

85′ Minuta të qeta. Lojtarët shqiptarë kanë rënë moralisht pas golave të pësuara dhe mungojnë aksionet sulmuese.

73′ Një shtyrje ndaj Mucollit në mesfushë sjell edhe golin e katërt të miqve. Arbitri nuk akordon faull, ndërsa kundërsulmi i frikshëm dhe në superioritet numerik, përfundon në gol nga Lovric. Shqipëri-Austri (U-21) 0-4

70′ Gabim në qendër të mbrojtjes nga Bajrami, duke mos e kontrolluar mirë topin. Baumgartner gjen golin e tretë. Shqipëri-Austri (U-21) 0-3

60′ Shqipëria me dy sulmues të deklaruar. Mala i lë vendin Vrionit.

51′ Kuqezinjtë kërkojnë penallti pas prekjes së topit me dorë në zonën e Austrisë. Arbitri vijon lojën.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Përfundon pjesa e parë, Shqipëri-Austri (U-21) 0-2.

45′ Mbyllen 45 minutat e para. Ka 3 minuta shtesë.

38′ Mundësi e mirë për Ademin për të krijuar një aksion të rrezikshëm ndërsa Maloku po futej në zonë, por hidhet në aventurë me një gjuajtje të gabuar.

30′ Probleme vetëm në mbrojtje. Baugmartner shumë pranë golit të tretë, Selmani në lartësinë e duhur.

28′ Spektakël nga sulmuesit e kuqezinjëve ku Malaj dhe Kolaj kombinojnë në perfeksion, por krosimi i Malokut nga brenda zone për t’u harruar.

25′ Duartrokitje për Armando Brojën nga të pranishmit. Jep shkëndija në sulmin e kuqezinjve.

23′ Gabimi i Ndreckës në prapavijë dhe Selmani që bën mrekullinë duke i mohuar me këmbë golin e tretë kundërshtarëve.

17′ Armando Broja është fantastik. Një inkursion brilant nga krahu i majtë duke hyrë në zonë dhe nxjerr huq disa kundërshtarë, por portieri kundërshtar pret topin duke hequr mundësinë e artë.

9′ Shthurrje në prapavijën e kuqezinjëve. Topi prek shtyllën dhe Selmani e ka të pamundur që Lovric të mos gjejë golin e dytë.  Shqipëri-Austri (U-21) 0-2

5′ Hutim në mbrojtje dhe vjen goli pas gjuajtjes së parë. Prapavija nuk vendoset mirë dhe vjen goli nga Rakuz. Shqipëri-Austri (U-21) 0-1

2′ Kuqezinjtë hidhen menjëherë në sulm. Bajrami hedh një top në zonë, ndërsa mbrojtja mike e largon mes pasigurisë.

1′ Nis ndeshja. Topin e parë e nisin kuqezinjtë.

Përpara ndeshjes

Shqipëria U-21 do të luajë provën e vërtetë ndaj Austrisë U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Trajneri Bushi ka bërë një ndryshim nga ndeshja e fundit me Francën, sa i përket majës së sulmit.

Këtë herë nuk do të kemi sulmuesin Xhakomo Vrionin, por lojtarin që luan te të rinjtë e Chelseat dhe që po kalon një formë fantastike, Armando Broja. Pjesa tjetër e ekipit që janë aktivizuar si titullar, janë të njëjtit si në përballjen e fundit ndaj Francës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online