Mbyllet merkatoja, lista e korçarëve pa asnjë largim të bujshëm

Emiljano Vila, Blerim Krasniqi dhe Kaba Sambou janë tre goditjet dimërore të Skënderbeut. Merkatoja është mbyllur dhe trajneri Daja është i kënaqur, edhe pse do të donte edhe një sulmues. Ai mund të punojë i qetë tani, duke synuar futjen në ritmin e duhur të të tijve. Në fakt, te Skënderbeu prisnin një sulmues “race”, por që nuk është gjetur. Megjithatë, ardhja e të riut Krasniqi nga Apolonia dhe afrimi i gjysmësulmuesit Vila e plotësojnë pak a shumë atë repart, ku priteshin përforcime. Skënderbeu, si gjithmonë, ka surprizuar në limitin e merkatos, duke bërë një goditje me vlera. Sambou nuk i ka mbushur 22 vjeç dhe mund të quhet blerja e madhe e ekipit korçar për prapavijën. Është një lojtar me perspektivë dhe jo më kot është pjesë e kombëtares së Gambias. Në listën që Skënderbeu ka dorëzuar pranë FSHF-së janë 25 lojtarë. Më pak lojtarë ka sulmi dhe Ali Soue është ai që do ta udhëheqë Skënderbeu në këtë repart. Nga ekipi është larguar Donjet Shkodra, ndërkohë që janë huazuar Shend Kelmendi dhe Argjend Malaj.

SHITJET – Pritej që në merkaton dimërore të shitej ndonjë lojtar i Skënderbeut, por deri tani nuk ka ndodhur diçka e tillë. Megjithatë, kjo çështje nuk është mbyllur ende zyrtarisht. Janë disa kampionate, ku klubi korçar pretendon të shesë lojtarë, që merkaton e dimrit e mbyllin në mes të shkurtit ose edhe më pas, kështu ka ende një mundësi, edhe pse mund të thyhet se ky do të jetë grupi edhe për gjysmën e dytë të kampionatit. Deri tani, drejtuesit e klubit dhe menaxherët e kanë pasur të pamundur të shisnin ndonjë futbollist, ku më i përfoluri ka qenë Jashanica.

Lista e lojtarëve të Skënderbeut

Portierë

Orges Shehi

Aldo Teqja

Mbrojtës

Marko Radas

Tefik Osmani

Bajram Jashanica

Kristi Vangjeli

Fidan Aliti

Gledi Mici

Kaba Sambou

Leonit Abazi

Jorgo Pëllumbi

Mesfushorë

Sabjen Lilaj

Bakari Nimaga

Bruno Dita

Gjergji Muzaka

Afrim Taku

Beniam Demte

Enis Gavazaj

Suad Sahiti

Emiljano Vila

Nazmi Gripshi

Uerdi Mara

Sulmues

Ali Soue

Xhejms Adeni

Blerim Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online