Federata e Futbollit ka përmbyllur me sukses edicionin e tretë të kursit për video-analistë futbolli. Ky kurs startoi më 19 prill nën udhëheqjen e drejtuesit të Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF, Alarico Rossi, dhe zgjati rreth 10 ditë. Duhet thënë se interesi për këtë profesion të ri në botën e futbollit, që po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm, ka qenë i lartë gjë që e tregon edhe pjesëmarrja.
Në përfundim të provimeve është zhvilluar edhe ceremonia e shpërndarjes së diplomave për pjesëmarrësit që kaluan edhe testin final. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i cili vlerësoi punën që po bëhet nga Sektori i Edukimit në Federatë për rritjen dhe kualifikimin e mëtejshëm të shumë profileve të reja që punojnë në botën e futbollit, gjë e cila do të rrisë dhe përafrojë futbollin shqiptar me atë ndërkombëtar dhe me standartet më të larta.
Duke folur për Fshf.org pas ceremonisë, Alarico Rossi deklaroi se ky kurs është një mundësi e mirë për të gjithë ata që punojnë në fushën e futbollit për të kuptuar se si mund të aplikohen teknologjitë e reja në futboll.
Sipas Rossi-t, të investosh në edukimin e analistëve do te thotë të investosh në të tashmen e në të ardhmen e futbollit shqiptar dhe falë kësaj figure, jo vetëm trajnerët, por sidomos klubet do të kenë në dispozicion më shumë resurse dhe informacione për të marrë vendime të rëndësishme. “Ne jemi shumë të kënaqur për përfundimin me sukses të kursit të tretë për analistë futbolli. Ky është një projekt shumë i madh i Federatës. Shqipëria e futbollit beson te ky projekt që ne kemi nisur. Kemi disa klube në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë që kanë analistë futbolli. E kemi filluar nga zero këtë profesion në Shqipëri dhe jemi duke u rritur për t’iu afruar futbollit ndërkombëtar. Federata është duke ndihmuar të gjithë klubet në këtë drejtim. Në nivel ndërkombëtar ky profesion është shumë i rëndësishëm dhe shumë i vlerësuar nga trajneri. Ne përpara këtij kursi kishim shumë kërkesa por për shkak të Covid jo të gjithë mund të merrnin pjesë”, përfundoi drejtuesi i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF.
Vlerësime për kursin dhe këtë program të ri që ka lançuar Federata Futbollit ka edhe nga kursantët, si? është Fatos Markaj, i cili ka ardhur nga Belgjika. “Unë vij nga Belgjika, ku jetoj nga viti 1998. Zhvilloj aktivitetin tim jetësor dhe sportiv atje. Kam ardhur për të bërë kursin UEFA A, dhe gjatë kohës që zhvillova kursin UEFA A pashë në faqen e Federatës së Futbollit kursin për video-analistë. Duke ditur që video-analiza është një profil i ri në Shqipëri dhe në vënde të tjera, dhe një ndihmesë e madhe për trajnerin, mendova të angazhohem dhe të vij nga Belgjika vetëm për këtë kurs. Për mendimin tim ?do trajner ose ?do person që ka dëshirë ta njohë futbollin më shumë duhet ta ndjekë këtë kurs sepse është një plus i madh, e domosdoshme”.
Xhoen Tegu ishte një ndër më të mirët e kursit dhe nuk e fshehu kënaqësinë për zgjedhjen e tij për t’u regjistruar dhe në fund dha një mesazh për të gjithë ata që kanë qënë ose do të jenë pjesë e kursit në të ardhmen. “Video-analiza është një profil që do t’i shërbejë të gjithë sporteve në përgjithësi dhe futbolli në ve?anti ku ne e bëmë kursin. Është di?ka shumë e ve?antë. Gradualisht ?do klub duhet ta përfshijë në strukturat e veta sepse është një ndihmesë shumë e madhe jo vetëm për trajnerët por edhe për lojtarët. Përsa i përket vetes duhet të them se jam shumë i kënaqur sepse ishte di?ka shumë e ve?antë. Ishte një kënaqësi puna me profesor Alaricon që punuam shumë. Dinte të na përcillte shumë mirë gjith?ka, ishte shumë i komunikueshëm, shumë i durueshëm. E njëjta gjë dhe me professor Irisin që na shpjegoi përdorimin e GPS dhe përgatitjen atletike. Në përgjithësi ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe kush ka mundësi duhet ta ndjekë këtë kurs sepse janë gjëra të rëndësishme, kjo vlen jo vetëm për ato që merren me futboll, por edhe për ato që janë shumë të apasionuar pas tij”.