Edhe guri do të qante! Video e ndërtesës ku mund të jetë i pajetë futbollisti Atsu, shkoi në katin e nëntë pak para se të niste tërmeti në Turqi

Turqia Juglindore dhe Siria veriore u goditën nga dy tërmete shkatërruese të hënën me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter. Një nga qytetet më të goditura është Hatay, i cili ndodhet pranë kufirit me Sirinë. Prej ditësh, ekipet e shpëtimit kanë mbërritur nga e gjithë bota për të ndihmuar në gjetjen e të gjithë atyre që janë ende nën rrënoja.

Numri i viktimave i ka kaluar shifrën 25 mijë, por fatmirësisht ka ende që janë gjallë edhe pse janë të zhytur nën rrënoja për mbi pesë ditë. Mes të zhdukurve është ende Atsu, i cili u raportua se ishte gjetur pak ditë më parë, por fatkeqësisht rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

Atsu është lojtar i Hataysporit dhe një natë para tërmetit ishte heroi i klubit të tij sepse shënoi golin e fitores ndaj Kasimpasa. Por vetëm pak orë më vonë ai u zhduk në një tërmet shkatërrues dhe ata ende po përpiqen ta gjejnë. Mediat turke njoftuan se Atsu jetonte në katin e nëntë, por fatkeqësisht ajo ndërtesë u shemb gjatë tërmetit të parë dhe shumë janë ende nën rrënoja dhe nuk dihet nëse ka të mbijetuar.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë tek ata që janë ende nën rrënoja dhe të gjithë shpresojnë që të paktën dikush të jetë gjallë. Edhe familja e Christian Atsu po ndjek nga afër të gjitha ngjarjet dhe lutet që ai të gjendet i gjallë, ndonëse gjasat për këtë po pakësohen nga ora në orë.

Për Atsu ka folur edhe shoku i tij i skuadrës nga Hatayspor, Samuel Adekubge, i cili ka treguar se Atsu dhe disa shokë të tjerë kanë qenë në banesën e tij pas ndeshjes dhe se kanë shkuar në shtëpi pak para tërmetit.

“Ne po luanim atë natë dhe shokët e mi të skuadrës ishin në shtëpinë time për të ndenjur sepse ne zakonisht e bëjmë këtë pas ndeshjeve. Ata shkuan në shtëpitë e tyre dhe kur mbarova pastrimin e banesës u ula dhe ndjeva veten duke u dridhur. Mendova se ishte një sulm paniku, por pasi ranë enët në kuzhinë, u shemb edhe televizori në dhomën e ndenjes ku isha ulur, dola me vrap nga shtëpia. Pashë të çara rrugës, isha në panik. Kishte një britmë të vazhdueshme të njerëzve që kërkonin të zhdukurit”, tha Adekubge. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online