Naomi Osaka është fituesja e Australian Open. Tenistja japoneze mundi në finale, Petra Kvitovën, në një sfidë mjaft të rivalizuar, e cila u mbyll 2-1 me sete në favor të Osakas. Seti i parë ishte dhe ai më i luftuari, ku japonezja triumfoi ndaj cekes 7-6, teksa në tie-break e “shpartalloi” 7-2 për të marrë setin e parë.
Gjithsesi, Kvitova reagoi dhe në setin e dytë baraspeshoi gjithçka, duket fituar 5-7 dhe duke çuar në set final sfidën. 21-vjeçarja, e cila është e katërta në renditjen botërore, tregoi forcën e saj në setin e fundit, ku triumfoi 6-4 dhe mbylli çdo gjë në 2 orë e 30 minuta.
Tears of joy ?@Naomi_Osaka_ #AusOpen pic.twitter.com/ckfLkGG6kf
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 26, 2019