Në ditën e sotme janë mbyllur takimet e Kupës së Shqipërisë, me përballjet e para që pas bojkotit të futbollit në vendin tonë. Tanimë flitet për futboll të luajtur dhe jo më në studiot dhe emisionet televizive.
Trajneri i ri, Brdariç, e ka nisur menjëherë me një fitore 7-0 te shkodranët kundër Devollit. Duke treguar se nga vjen, pasi në Gjermani nuk e njohin mëshirën ndaj kundërshtarit duke fituar me rezultate turpëruese.
Nga ana tjetër mëshirë nuk kanë treguar as Kukësi me Partizanin që fituan në shifrat identike 5-0, pa harruar edhe kampionen e Superiores, Tirana, që fitoi 4-1 ndaj Shkumbinit. /Sport Ekspres/
Grupi A
Tirana-Shkumbini 4-1 autogol Ramazani 26′, Vrapi 39′, Muçi 41′, Muçi 73’/ Mustafaraj 52′ p
Teuta-Tërbuni 4-0 Ajazhi 37′, Kapllani 38′, Gruda 52′, Vila 64′
Laçi-Vora 3-0 Nwabueze 8’, 46′, Malota 18′
Bylis-Veleçiku 2-1 Lika 12′, Trumci 34′
Flamurtari-Dinamo 1-2 Mukoj 7’/ Didjua 68′
Kastrioti-Burreli 2-1 Shkakala 55′, Henri 82’/ Mallunza 75′
Besëlidhja-Egnatia 1-1 Hoxha 66′, Magani 61′
Korabi-Erzeni 2-0 Skuka 66′, Xhabrahimi 84′ p
Grupi B
Kukësi-Maliqi 5-0 Gavazaj 2’, Kotobelli 27′, Eze p 65′, 82′, Ibrahimi 78′ p
Skënderbeu-Tomori 1-0 Mensah 25′
Partizani-Iliria 5-0 Solomon 22′, 57′, Asani 38′ p, Broja 52′, Melo 68′
Vllaznia-Devolli 7-0 Dilaver 6’, 65′, Imeri 11′, Marku 27′, Dilaver 36′, Isaveski 57′, Jonuzi 63′
Pogradeci-Oriku 9-1 Abazaj 2’, Dragoj p 4’, 14′, Topllari 10′, Kasa 25′, Tako 37′
Lushnja-Besa 0-0
Apolonia-Turbina 4-1 Kofi 23′, Gjata 26′ p