Formacioni i Lacios/ Katër lojtarë shqiptarë dhe Strakosha mësohet në stol, vendimi i shumëpritur për Muriqin

Nga Klaudio Ndreca

Lacio do të luajë në transfertë kundër Torinos në përballjen që do të nisë në orën 15:00, pavarësisht dyshimeve për shtyrjen e këtij takimi pasi kishte shumë raste të lojtarëve që u infektuan nga pandemia.

Inzagi ka marrë 4 lojtarë shqiptarë kundër Torinos, me formacionin zyrtar që është publikuar përpara disa minutash. Thomas Strakosha është duke u mësuar edhe me stolin, pasi është vendosur sërish si titullar Reina. Ndërkohë edhe portieri tjetër që qëndron në stol është Alia.

Nuk mbyllet këtu pasi është grumbulluar në skuadrën e parë edhe mbrojtësi Anxhelo Ndrecka. Lojtari i Shqipërisë do të debutonte me Kievon në Serinë A dhe më pas u transferua tek të rinjtë e Lacios. Sa i përket Vedat Muriqit, tashmë ka mbërritur vendimi i shumëpritur pasi e nis si titullar për herë të parë që nga koha ku u transferua te Lacio, atje ku ende nuk e ka gjetur golin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online