Bylis ka nisur dje seancën e parë stervitore në prag të nisjes së sezonit 2022-2023 të Abissnet Superiore. Stërvitja u zhvillua në fushën e kompleksit “Bylis”, i ndërtuar nga presidenti i kësaj skuadre Besnik Kapllanaj. Në ditën e sotme prezent ishte një pjesë e mirë e lojtarëve, që ishin kyç për rikthimin në kampionatin elitar shqiptar.
Megjithatë, sipas faqes zyrtare të ballshiotëve, në ditët e ardhshme pritet të ketë prurje të reja në organikë. Skuadra e Bylis është e bindur se ky sezon nuk do të jetë kalimtar, por do të synojë të sigurojë qëndrimin në Superiore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/