Një hap mbrapa për karrierën e Marash Kumbullës? Njeriu i vetëm që di sesi të shkëlqejë, Roma del me humbje te mbrojtësi shqiptar

Marash Kumbulla mund të bëjë një hap mbrapa në karrierë. Pas shkëlqimit te Verona nën drejtimin e Juric, mbrojtësi shqiptar do të bënte lëvizjen e bujshme për t’iu bashkangjitur Romës. Ndërkohë me ardhjen e Murinjos, lojtari i Kombëtares është zbehur së tepërmi për nga rëndësia.

Në mediat italiane po vazhdon që të flitet rreth largimit të Kumbullës. Së fundmi ka dalë edhe formula që mund të zyrtarizohet në javët në vazhdim për kalimin te Torino. Atje Marashi do të gjente sërish Juric, trajnerin e tij të preferuar.

Për momentin është duke u folur për huazimin me të drejtën e blerjes, ndërsa vlera kap 15 milionë euro, thuajse sa gjysma e asaj sa Roma shpenzoi te Verona. Torino i siguron paratë pas shitjes së Bremer, por mbetet ende në pritje përgjigja përfundimtare që do të japin kryeqytetasit rreth këtij transferimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online