Në ditën e sotme janë zhvilluar 8 ndeshjet e Kupës së Shqipërisë sa i përket turit të 1/16-ave. Nuk kishte vend për surpriza, teksa ekipet e mëdha kanë arritur që të fitojnë dhe që të kalojnë më tej.
Elbasani triumfoi me shifrat 2-3 kundër Kastriotit, ndërsa Skënderbeu mundi pastër Turbinën 4-0. Dinamo siguroi biletën për turin tjetër pasi mposhti Orikun, ndërsa as Flamurtari, Lushnja dhe Apolonia nuk gabuan në ndeshjet e tyre. Por dy ndeshje, Korabi-Besa dhe Bylis-Vora, të mbyllura në shifrat 2-2, kanë kaluar në minutat shtesë dhe duhet të presim ende për të ditur fatin e ekipit që do të shkojë më tej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
KASTRIOTI – ELBASANI 2 – 3 (Cela 36?, Marinaj 56’/ Clement 23?, 53?, Hoxhaj 33?)
SKËNDERBEU – TURBINA 4 – 0 (Merlin 8?, 26?, Muharem 24?, Ajine 44?)
DINAMO CITY – ORIKU 2 – 0 (Bakary 15?, Andoni 53?)
FLAMURTARI – BURRELI 2 – 0 (Zogaj 6?, Mrdja 24?)
TOMORI – LUSHNJA 0 – 3 (Ismailaj 9?, Ayinde 85?, Tabaku 90?)
APOLONIA – LUZI 2 – 1 (Nwatsock 4?, 9’/ Pjetri 43?)