“Mbylle gojën”! Po fliste gjatë gjithë kohës, Jordi Alba dhe Sergi Roberto i drejtohen mbrojtësit të Shqipërisë

Ivan Balliu e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në La Liga. Mbrojtësi shqiptar është i paprekshëm te Vallecano, ndërsa shkëlqeu në barazimin pa gola që do të vinte në Camp Nou me Barcelonën. Diskutime të shumta kishte mes Balliut dhe Sergio Busquets pak para nisjes së pjesës së dytë, ku po flisnin rreth disa situatave të ndryshme që ndodhën në 45 minutat e para.

Por lojtari i Kombëtares “nuk e kishte mbyllur gojën” as në pjesën e parë me shokët e skuadrës, me thirrjet e shumta që i kishin bezdisur edhe kundërshtarët. “Shiko, unë po flas tani, por je ti ai që nuk e mbyll gojën”, tha Jordi Alba, teksa iu drejtua Ivan Balliut. Këto fjalë shkaktuan të qeshura, ndërsa të njëjtën kërkesë për Balliun kishte dhe lojtari tjetër i Barcelonës, Sergi Roberto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *