Mbrëmjen e djeshme ka ulur siparin java e 18 e Serisë A. Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani kanë shkëlqyer me ekipet e tyre, duke u përfshirë kështu edhe në formacionin më të mirë të javës. “Sofascore” e ka vlerësuar performancën e Gjimshitit me notën 8.9, ndërsa atë të Rrahmanit me notën 8.
Së bashku me Skalvinin, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Kosovës përbëjnë repartin e mbrojtjes në këtë formacion. Një nisje mjaft e mirë e vitit 2026 për të dy lojtarët, të cilët janë shndërruar në pika kyçe për Atalantën dhe Napolin./Sport Ekspres/
