Mbrojtja “OK”, dy lojtarë për pozicion për Cungun

Kukësi ka bërë disa lëvizje në merkato. Afrimet kanë qenë të shumta këtë verë, teksa nga qendërmbrojtësit ka mbetur vetëm kapiteni Ylli Shameti. Rustem Hoxha dhe Albi Alla janë larguar, ndërkohë që i pari i afruar ishte Harallamb Qaqi.

Ardian Cuculi u afrua së fundmi, ndërkohë që mbetet për t’u zyrtarizuar edhe Gëzim Krasniqi, që do të plotësojë katërshen e qendrës së mbrojtjes. Trajneri Armando Cungu ka mjaftueshëm alternativa për prapavijë. Në raste emergjence edhe Musolli mund të zhvendoset në prapavijë.

Për krahun e majtë gjithashtu ka disa opsione. Rrumbullaku ka rinovuar, ndërkohë që nën kontratë mbetet edhe Ardit Peposhi. Gjithashtu është afruar këtë verë edhe Vangjel Zguro nga Kamza. Për krahun tjetër, atë të djathtin, Edis Maliki duket se do të jetë titullari. Alternativë për të është Uilliam Kordeiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *