Marrëdhënia mes Xhenaro Gatuzos dhe drejtusve të klubit ka ardhur gjithnjë e më shsumë drejt përkeqësimit. Shkaktarë në këtë mes bëhen edhe dy shqiptarët e Napolit, të cilët pa dëshirën e tyre përplasin presidentin me trajnerin e Napolit. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, De Laurentis ka kërkuar të ndërhyjë në formacionin e Gatuzos.
Kreu i të kaltërve nuk e dëshiron Elseid Hysajn dhe Maksimoviç në skuadër, duke qenë se të dy lojtarëve u skadon kontrata në verë. Për këtë arsye De Laurentis ka kërkuar që vëmendja të kthehet nga Amir Rrahmani, për të cilin janë shpenzuar jo pak para për ta sjellë në Napoli, duke këshilluar Gatuzon për më tepër minuta në këmbët e kapitenit të përfaqësueses së Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/