“E dimë çfarë na pret”, Zidane e njeh forcën e Atalantas: Janë njësoj si Ajaksi i dy viteve më parë

Atalanta ishte surpriza e vitit të kaluar në Champions League. Italianët shkuan deri në çerekfinale dhe ishin vetëm pak minuta drejt kualifikimit në gjysëmfinale, përpara se ta humbnin ndeshjen në fund ndaj PSG-së. Teksa dukej se magjia e kësaj skuadre do të venitej këtë sezon, djemtë e drejtuar nga Gasperini po vërtetojnë të kundërtën.

Atalanta u kualifikua në finale të Kupës së Italisë, si dhe vetëm dy ditë më parë mposhtën 4-2 Napolin. Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane e njeh shumë mirë forcën dhe nuk bindet me faktin që kjo është një ndeshje e lehtë në letër. Sipas tij Atalanta është si Ajaksi i dy viteve më parë, ku ky i fundit eleminoi Realin në fazën me eliminim direkt.

“Ne e dimë çfarë na pret dhe ne e dimë se nga po vijmë. Kemi punuar mirë, jemi të përqendruar dhe kemi nevojë të marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Ne nuk i njohim shumë mirë kundërshtarët tanë dhe duhet të luajmë futbollin tonë, ndërsa gjithashtu jemi përshtatur në stilin e lojës së Atalantas. Janë një ekip shumë sulmues, i ngjashëm me Ajaxin dy vjet më parë. Kanë lojtarë individualë të shkëlqyeshëm, janë solidë dhe pres që të zhvillojnë një lojë të shkëlqyeshme.”- u shpreh Zidane./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online