Mbrojtësit e Shqipërisë po vuajnë në Serinë A! Të gjithë ulen në stol për 2023, Gasperini po djeg edhe Gjimshitin

Mbrojtësit e Shqipërisë po vuajnë jo pak në Serinë A. Ky vit nuk ka nisur aspak mirë për ta. Në ndeshjen e parë të 2023, thuajse të gjithë prej lojtarëve të prapavijës ndodhen në stol. Surpriza më e madhe është ajo e Berat Gjimshitit.

Mbrojtësi e ka marrë veten nga dëmtimi, por Gasperini nuk i ka besuar asnjë minutë as ndaj Spezias. Ky trajner njihet për gjetjet e tij të herë pas hershme dhe për këtë arsye, Gjimshiti e ka të qartë se koha “do ta djeg” te Atalanta.

Marash Kumbulla vazhdon që të qëndrojë në stol te Roma dhe Murinjo nuk gjen asnjë hapësirë për të kundër Bolognas, pavarësisht se lojtari shqiptar i luajti thuajse të gjitha ndeshjet miqësore para sezonit të ri. E njëjta situatë paraqitet edhe te Lazio me Elseid Hysajn. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online