Dëmtimi i Denis Dudës në një nga seancat stërvitore nuk rezultoi dhe aq i lehtë për 22-vjeçarin, të cilit ju desh që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Mbrojtësi ka lënduar gjurin e majtë, çka e kishte bërë të pamundur evitimin e një operacioni.
Klubi i Apolonisë i ka uruar shërim të shpejtë fierakut, përmes një dedikimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Klubi thekson se shumë lojtarë janë rikthyer më të fortë se më parë pas periudhave të errëta të tyre.
“Me ty Denis!
Ditët e errëta në karrierën sportive kanë prekur shumë lojtarë, të cilët kanë gjetur forcën dhe janë rikthyer në fushë për të dhënë më shumë nga ç’kanë bërë më parë! Një prej tyre është dhe Duda!
Denis Duda u dëmtua gjatë një seance stërvitore e si për pasojë nuk mund të evitonte operacionin në gjurin e majtë të këmbës.
Stafi drejtues, ai trajnues, administrata dhe shokët e skuadrës, të gjithë së bashku i urojmë shërim të shpejtë shtatlartit të mbrojtjes tonë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë”.