Mbrëmje tragjedie në futboll! 12 tifozë ndërruan jetë dhe 100 të tjerë u shtruan në spital, ndodhi gjatë ndeshjes në stadium (VIDEO)

Skena shqetësuese mbërrijnë nga El Salvadori, ku u ndërpre ndeshja e play-off-it çerekfinal për kampion mes skuadrave Alinaza dhe FAS në stadiumin Cuscatlan.

Në raportin e parë zyrtar të autoriteteve vendore thuhej se 8 persona mbetën të vrarë dhe 100 të tjerë ishin të plagosur. Shifra më pas u ndryshua në nëntë, dhe pas përditësimit të fundit, numri i të vdekurve u rrit në 12.

Ndeshja u ndërpre pas 16 minutave të lojës, kur tifozët duhej të shpartallonin portën për të hyrë në fushë. 

Arsyeja e gjithë tragjedisë ishte mbipopullimi. Në stadium kishte më shumë tifozë se karrige, ndërsa jashtë priste të hynte një tjetër varg i madh tifozësh. Nga ky ortek njerëz do të vinin edhe skenat e trishta, teksa dalja në fushë ishte e vetmja mënyrë për të marrë pak ajër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online