U luajtën sot 5 ndeshje kualifikuese në play-off të Champions League. Ndeshja më interesante luhej në Napoli, me skuadrën e Elseid Hysajt që u ndesh me Nicën, duke fituar 2-0 me golat e shënuar nga Dris Mertens në minutën e 13-të dhe Zhorzhinjo në të 70-tën. Luajti mjaft mirë edhe Elseid Hysaj, ndërsa Nica e mbylli me 9 lojtarë, sepse në minutën e 79-të dolën me karton të kuq Kosielo e Plea.
Mertens opens the scoring! ?? #Napoli 1 – 0 #Nice #ucl #ChampionsLeague pic.twitter.com/7BNNzmm8Qs
— The Infant Hercules (@infantherc) August 16, 2017
Olimpiakosi i Besnik Hasit ka fituar 2-1 kundër Rijekës, me një përmbysje të bukur në pjesën e dytë dhe golin e fitores që erdhi në shtesë nga qendërmbrojtësi Romao. 90 minuta dominim nga grekët, por rezultati i jep shpresë Rijekës për kthimin në Kroaci.
Humbje për dy shqiptarët e tjerë që ishin të përfshirë sot. Cikalleshi qëndroi në stol te Bashakshehir, që humbi në Stamboll 2-1 me Seviljen. Titullar ishte22-vjeçari Valon Ahmedi te Maribori, që u mund 2-1 në Izrael.
CHAMPIONS LEAGUE/ PLAY-OFF
Ora 20.45
Napoli – Nicë 2-0
Golat: Mertens 13’, Zhorzhinjo 70′ pen.
Bashakshehir – Sevilja 1-2
Golat: Elia 64′ / Eskudero 16’, Ben Jeder 84′
Olimpiakos – Rijeka 2-1
Golat: Oxhixha-Ofoe 66′, Romao 90’+3 / Heber 42′
Seltik – Astana 5-0
Golat: Postnikov aut. 32’, Sinkler 43′, 60′, Forest 79′, Grifits 88′
H. Beer Sheva – Maribor 2-1
Golat: Nauakeme 12’, Tzedek 45+2′ pen. / Tavares 10’