Mbetet i rallë në intervista, Murinjo ironizon merkaton e klubit: Nuk e harxhova kohën, s’kishim lekë as për pagën e tij

Murinjo është special si trajner, por edhe mjaft i rrallë në intervista. Portugezi nuk ka nguruar edhe njëherë të ironizojë klubin e tij për shpenzimet e pakëta në merkato dhe problemet e mëdha financiare. I pyetur se pse nuk ngulmoi që Totenhami të blinte Willian dhe ky i fundit të mos shkonte tek Arsenali, përgjigja e tij ishte mjaf sarkastike.

“Ne s’kemi para për Willian. Ne as që nuk mund ta paguajmë pagën që ai përfiton tek Arsenali. Nuk kisha pse harxhoja kohën tonë, duke i kërkuar klubit që ta blente, kur e di që nuk mundemi. Unë flas shpesh me Willian, ai mbetet një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Premier Ligës”- u shpreh Murinjo.

Trajneri portugez është duke marë maksimumin nga skuadra e tij edhe pse vihet re dukshëm mungesa e eksperiencës tek lojtarët, të cilët nuk janë mësuar të fitojnë tituj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online