Mbërriti i dëmtuar në kombëtare, Latifi kthehet në Hungari

Lojtari i Pushkash Akademi vuante prej 2 javësh, por mjekët kuqezi këmbëngulën që ta kontrollonin në Turqi, duke u dorëzuar pas katër ditësh. Edhe Strakoshës iu dha leje për t’u kthyer në Itali

Kristian Panuçi do të kishte dashur që Liridon Latifi të arrinte të “ngrihej në këmbë” dhe riaftësohej për ndeshjen përballë Turqisë, por në fund është dorëzuar, pasi mjeku i kombëtares ka ngritur flamur të bardhë. Talenti shqiptar që këtë verë u transferua nga Skënderbeu te Pushkash Akademi në Hungari për 1 milionë euro, nuk ia doli të shtrëngonte dhëmbët dhe dje ka lënë Antalian për t’iu drejtuar Hungarisë, ku edhe në klubin e tij do të ndjekë terapinë për rikuperim.

Në fakt, nga ajo që ka mësuar gazeta “Sport Ekspres”, mesfushori kishte mbërritur i dëmtuar në kombëtare, por ishte stafi kuqezi dhe trajneri ato që vendosën se duhet të vinte dhe të kontrollohej në kombëtare. Kështu, pas katër ditësh grumbullim dhe tentativave për ta rikuperuar, lojtari detyrohet të kthehet. Dëmtimi i tij ëhstë i mbartuar prej dy javësh, teksa ai nuk ka luajtur dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Strakosha – E njëjta gjë edhe me Thomas Strakoshën, që vuante nga një dëmtim i lehtë dhe, duke qenë se ndaj Turqisë do të ishte portier i dytë, Panuçi ka preferuar që t’ia kthejë Lacios, të kurohet dhe të përgatitet për derbin përballë Romës.

Ramadani  – Ylber Ramadani ka mbërritur në Turqi, pas golit të shënuar ndaj Irlandës së Veriut me Shpresat, por një goditje e marrë në këtë sfidë ka bërë që ai të mos jetë në 100% dhe pasi të vizitohet ditën e sotme nga stafi mjekësor do të vendoset nëse trajneri Panuçi do ta marrë në stol ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online