Mbërrin sistemi i ndriçimit me llampa të posaçme, administratori Tomorri: Fusha e “Air Albania” gati për Anglinë

Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të investimit në këtë impiant modern. Tashmë ka mbërritur edhe sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, që përdoret në stadiumet më moderne të botës, dhe kanë nisur testet e para.

Në një prononcim për Fshf.org, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, flet për proceset që po zhvillohen aktualisht në stadium për rikthimin e fushës në gjendje optimale. Tomorri është optimist se fusha do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës.

Mendoj që fusha do të jetë në gjendje mjaft të mirë, nuk mund të them në gjendje optimale, sepse koha është shumë e shkurtër në dispozicion para ndeshjes së marsit. Fusha do të kthehet në një gjendje të mirë sidomos në pjesën jugore të stadiumit, ku bie hija dhe llambat shërbejnë pikërisht për të rritur rrënjët e barit, pra për të krijuar një fushë më stabël edhe në atë pjesë”, – thotë administratori i stadiumit, teksa shpjegon më në detaje edhe proceset e kryera.

Gjithashtu, Kejdi Tomorri shpjegon edhe fazën tjetër, që konsiston në vendosjen e një tapeti hibrid, që do të mund të përballojë edhe dy ndeshje në javë.

“Ne kemi iniciuar një sërë procesesh që kanë të bëjnë me shkriftimin e fushës, procesi i ‘verti drain’, ajrimi i fushës dhe më pas do të bëhet një mbjellje e fushës për të proceduar me vendosjen e llambave, që do të stimulojnë akoma më tepër rritjen e barit. Ky është një plan imediat për ndeshjen me Anglinë dhe në përfundim të ndeshjes me Anglinë do të vijë një tapet hibrid, që përdoret gjerësisht në stadiumet e mbyllura në Europë dhe më gjerë. Me vendosjen e tapetit të ri pastaj ne pretendojmë që këtu të luhen një numër akoma më i madh ndeshjesh, deri në dy ndeshje në javë pa u dëmtuar fusha”, – deklaroi Tomorri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online