“Deri 17 vjeç flija me nënë time“, Pepe tregon anën e tij të butë: Kam qenë shumë i llastuar

Një karakter i vështirë dhe i egër në fushën e lojës, por jashtë saj duket se nuk ka qenë gjithnjë i tillë. Pepe ka bërë një rrëfim për “Tribuna Expresso“, ku tregon se në adoleshencë ka qenë i llastuari i familjes. Madje zbulon se flinte së bashku me prindërit e tij deri në moshën 17-vjeçare.

“Unë nuk kam qenë gjithmonë kaq i dobët. Kur isha tre-katër vjeç, isha i shëndoshë, pak topolak. Pastaj, nga mosha shtatë vjeç fillova të dobësohem. Unë jam fëmija i vetëm mashkull në familje, kam tre motra (dy më të mëdha dhe një më e vogël se unë), kështu që unë isha shumë, shumë i llastuar. Derisa arrita në Portugali, në moshën 17 vjeç, fjeta me nënën time … Unë tashmë isha rritur dhe flija me prindërit e mi, kështu që unë imagjinoj babait tim nuk i pëlqente të më kishte shumë në shtrat me ta“.

Ndërkohë biseda kthehet përsëri te futbolli dhe Pepe kujton hapat e tij të parë në Europë. Ish-lojtari  i Realit të Madridit kishte arritur akordin me menaxherin e tij, Mendes, për të firmosur për Porton. Megjithatë Lyon troket në derën e tij me një ofertë 1 milionë euro, por paratë nuk e kanë lëkundur burrërinë e tij, duke bërë që të mbajë fjalën e dhënë e të transferohet te Porto.

Refuzimi i Lyon-it- “Jorge më tregoi për Porton dhe unë rashë dakord me të, por ndërkohë, një përfaqësues i Lyon erdhi në shtëpinë time, në Brazil, për t’u përpjekur të mbyllte një kontratë. Unë e telefonova Mendes dhe i thashë se do të më jepnin para … Në tryezë, një milion dollarë. Ata kishin rënë dakord me Marítimo, por unë i dhashë fjalën Mendes dhe ai më siguroi: “Ti luan për një klub të madh në Portugali dhe më pas të mëdhenj të tjerë në Evropë.” Prindërit e mi nuk mund të besonin: “Çfarë do të thuash që nuk do të pranosh ofertën e Lyon? A je çmendur? Kjo është e ardhmja jonë.” Unë pushova nga puna përfaqësuesin e Lyonit, mbaja fjalën me Jorge dhe shkova në Porto. Mendoj se ishte vendimi më i mirë të karrierës sime “, ka deklaruar Pepe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online