Intervistat/ “I kërkoj falje profesorit“, Ibraimi: Jo se kam bërë karrierë “uau”, por Superiorja ka merita të mëdha

Java e 21-të e Kategorisë Superiore është hapur me duelin Teuta-Kukësi. Sfida e luajtur në Durrës ka përfunduar me shifrat e barabarta 2-2, me ekipet që ndajnë kështu nga një pikë me njëri-tjetrin. Dopieta e Dejvi Bregut nuk mjaftoi për durrsakët, teksa Eze dhe Tsindsadze barazuan për verilindorët. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistgët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Agim Ibraimi (Kukësi): “Kartoni i verdhë? Desha ti kërkoj ndjesë profesorit dhe lojtarëve, sepse ishte një rast i papëlqyeshëm nga ana ime. Por ishte një moment euforie. Jo se kam pasur ndonjë karrierë “uau“,  por kjo liga jonë meriton meritat më të mëdhaja për të qenë një nga më të mirat në rajoin tonë. Për penalltinë kam qenë pak i lënduar, por kam pasur dëshirë të madhe të ndihmoja ekipin sot, prandaj ia lashë Ezesë. Ishte më i freskët“.

Edi Martini (Teuta): “Kjo është ajo që më vjen më tepër keq. Të jesh dy herë në avantazh dhe të mos fitosh, nuk na kishte ndodhur asnjëherë. Fola me çunat dhe u thashë që duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. I thashë të rrinë me kokën lart, për 3 ditë kemi ndeshjen tjetër. Aleksi është karakter i vështirë në lojë. E humbet durimin, rrezikoi edhe me kartonin e verdhë. Prandaj e nxorrëm jashtë loje. Është e kundërta e asaj që është në jetën reale në fushën e lojës.“

Mirel Josa (Kukësi): “Më vjen keq që golin e dytë të avantazhit të Teutës e pësuam nga një naivitet i mbrojtjes sonë. Nuk ka mundësi që me një pas sa fillon loja nga 40 metrat, të shkosh në dyluftim me Grudën dhe të mos fitosh top. Pastaj ndryshoi loja. Nëse do ishim më bashkëpunues, me rastin e Ibrahimit mund ta mbaronim lojën. Por edhe mund ta humbnim me shtyllën në fund. Barazimi ishte i drejtë. Nuk erdhëm për barazim, sepse në pozitat që janë skuadrat nuk i hyn në punë askujt”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online