UEFA ka prezantuar formatin e ri të Champions League, që shton më shumë ndeshje në këmbët e lojtarëve. Sezonet sa vijnë e ngjeshen për skuadrat, duke bërë që trajnerët të jenë të pakënaqur me vendimin e qeverisë europiane të futbollit. Një prej teknikëve të futbollit që është shprehur hapur kundër këtij formati të ri është Pep Guardiola. Spanjolli madje ka ironizuar UEFA-n dhe FIFA-n, teksa i sugjeron të zgjasin vitin me 400 ditë.
“Çdo herë është e njëjta. I gjithë futbolli kërkon cilësi më të mirë dhe ata (UEFA) kërkojnë sasi. Ne nuk jemi në krye, kështu që mbase duhet të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA të zgjasin vitin. Ndoshta mund të kemi 400 ditë në vit dhe ato do të jenë një zgjidhje. Unë nuk e di, sinqerisht”, ka thënë Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/