Kilian Mbape është kthyer në çështje në Paris. Sulmuesi 23-vjeçar ka vënë në lëvizje të gjithë Francën për rinovimin e kontratës së tij. Klubi i PSG-së i ka ofruar mundësinë të bëhet lojtari më i paguar në botë. Plot 54 milionë euro do të jetë shifra që Mbape do të përfitojnë në sezon nëse pranon të firmosë kontratën e re.
Për të bindur 23-vjeçarin është futur lojë edhe presidenti Makron. “El Mundo” raporton se numri 1 i qeverisë franceze do të përdorë njohjet e tij për të bindur Mbapenë të qendrojë në Paris edhe pas verës së ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/