VIDEO/ VAR-i shpëton Barcelonën! Paqe në “Camp Nou”, kualifikimi i Rrahmanit mbetet i hapur në Napoli

Ka përfunduar sfida e luksit në Europa League mes Barcelonës dhe Napolit. Mbrëmja e sotme ka pasur paqe në “Camp Nou”, teksa skuadrat janë larguar nga stadiumi me një barazim 1-1. Të kaltrit kanë shënuar të parët në minutën e 29, duke përshëndetur rrjetën me anë të Zielinskit.

Goli i barazimit për katalanasit ka ardhur në pjesën e dytë, kur Adama Traore fiton një penallti në minutën në 57. Është dashur ndërhyrja e VAR-it për të shpëtuar Barcelonën. Pas rishikimit të pamjeve, gjyqtari vendos se ka pasur prekje të topit me dorë dhe drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Prej aty, Ferran Torres fiton duelin me portierin e Napolit dhe i dërgon shifrat në 1-1. Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku Amir Rrahmani me skuadrën e tij do të synojnë kualifikimin në raundin pasardhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online