Paralel me Kupën e Botës, merkatoja ecën me ritëm të çmendur, të paktën në gazeta.
Nga Franca vjen lajmi i bujshëm se Reali ka vendosur jo vetëm që të lërë të lirë Ronaldon, por edhe ka gjetur pasuesin.
Nuk është më Nejmar, por Kilian Mbape. Kështu shkruan gazetari francez Baptiste Ripart, një emër i njohur në Francë dhe goxha i informuar për lojtarët e kombëtares I njëjti gazetar raportoi i pari se Grizman do refuzonte ofertën e Barcelonës, apo që Tomas Lemar do transferohej tek Atletiko e Madridit.
? EXCLUSIF!! ? Le Real #Madrid a conclu un accord avec #Paris pour #Mbappé. ‘Los Blancos’ paieront 272M € en 4 versements. Plus d’informations EN DIRECT après Suède-Suisse!
— Baptiste Ripart (@RipartBaptiste) July 3, 2018
“Real Madridi ka mbyllur marrëveshjen me PSG-së për blerjen e Mbapesë. 272 milionë euro shifra e transferimit, që do të paguhet në 4 këste”, shkruan Ripart.
PSG në fakt ka probleme me Fair-play financiar dhe është i detyruar të shesë lojtarë këtë verë, por Reali ka mohuar që lajmi të jetë i vërtetë.
Ashtu si të hënën, kur TVE publikoi lajmin për marrëveshjen e Nejmarit, Reali është detyruar të dalë me një tjetër komunikatë për mediat.
“Reali i Madridit nuk ka verë asnjë ofertë për ndonjë lojtar të PSG-së dhe dënon përhapjen e lajmeve të tilla, pa asnjë bazë reale”.
Comunicado Oficial. #RealMadridhttps://t.co/6Eg30EtMvB
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 4, 2018