Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka folur për herë të parë mbi situatën e Mbape. Këtë herë duke thënë gjithçka hapur mbi historinë e rinovimit dhe njëkohësisht për interesimin e Realit të Madridit karshi tij, duke përfshirë ofertën e bërë. Leonardo ka treguar hapur se PSG nuk do ta lëshojë lojtarin për oferta që nuk janë në përputhje me planet e tyre. Madrilenët i quan si një skuadër që është e përfshirë dhe nga borxhet, ndërsa oferta e bërë prej tyre ishte më pak sesa vetë blerja e PSG te Monaco për të marrë shërbimet e Mbape.
“Pozicioni i PSG ka qenë gjithmonë për të mbajtur Mbappe, për të zgjatur kontratën. Reali dërgoi një ofertë që nuk është e mjaftueshme sepse ne duhet t’i paguajmë një pjesë të asaj shume Monakos (35 milionë euro). Unë nuk do t’i konfirmoj shifrat, por ishim afër 160 milion euro. Kjo është më pak se sa kemi paguar ne për të (180 milion euro) dhe është mungesë respekti. Ne kemi një projekt për Mbappe dhe nuk do ta ndryshojmë brenda një jave. Nëse ai largohet ose qëndron, do të jetë me kushtet tona. Nëse dëshiron të shkojë, ne do ta shesim, por me kushtet tona.
Ne i thamë” jo “Realit. Dhe ne nuk morëm një ofertë të re nga Madridi. Ne nuk duam që ai të largohet, ne as nuk e imagjinuam atë dhe i dhamë atij një ofertë për të rinovuar kontratën e tij. Ai dha na tha fjalën e tij se ai kurrë nuk do të largohej nga PSG si një lojtar i lirë, por e bën këtë në fund se është një strategji. Ne e dimë që në Madrid ata nuk kanë para, se janë borxh!”, tha Leonardo. /Sport Ekspres/