E quajnë si një perlë shqiptare, presidenti i Empolit mahnitet Nedim Bajrami: 50 metrat që përshkroi te goli ishin spektakël

Shqipëria mbetet në pritje të vendimit mbi Nedim Bajramin, por Empoli po e shijon spektaklin e këtij lojtari. Në ndeshjen e parë kundër Lazios, mesfushori në fjalë ishte lojtari më i mirë në krahun e Empolit. Lëvdata ka marrë edhe nga presidenti i klubit, Fabrizio Corsi, i cili ka folur përpara ndeshjes që ekipi i tij do të ketë me Juventusin.

Kur flitet për Bajramin, në mediat italiane cilësohet si një “perlë shqiptare”. Ndërkohë Corsi ka veçuar protagonizmin e mesfushorit në shënimin e golit të parë ndaj Lacios, teksa dha asist pasi përshkroi 50 metra me topin në zotërim.

“Bajrami? Sipas meje ka për të pasur një karrierë të shkëlqyer. Përshkrimi i 50 metrave me zotërimin e topit në rastin e golit të parë ndaj Lacios ishte spektakël”, tha Corsi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online