Mbape shton zërat për krisje të marrëdhënies me Mesin, veprimi i fundit rrit dyshimet

Marrëdhënia e Kilian Mbapesë me Lionel Mesin është përfolur gjatë në media. Dy sulmuesit nuk kanë një raport të fortë me njëri-tjetrin, çka është vënë gjithnjë në pah në media. Zërat për një krisje mes tyre janë shtuar edhe më tepër nga veprimi i fundit i Mbapesë.

Dy lojtarët e PSG-së ishin kundërshtarë në finalen e Kupës së Botës, ku fitues doli argjentinasi. Mbape u rikthye pak ditë më pas në stërvitje me klubin parisien, ndërsa Mesi zgjodhi të shijonte fitimin e Kupës së Botës në vendlindjen e tij.

7 herë fituesi i Topit të Artë është kthyer sot në Paris, por ballafaqimi i tij me Mbapenë nuk ka ardhur ende. Galtier u ka dhënë të gjithë lojtarëve pushim ditën e sotme, ndërsa ka njoftuar se Mbape dhe Hakimi do të marrin disa pushime shtesë.

Fakti që Mbape zgjedh të pushojë pikërisht në momentin kur Mesi i kthehet sërish stërvitjes ka lënë vend për dyshime në opinionin sportiv. Megjithatë, trajneri Galtier ka deklaruar se gjithçka ishte e planifikuar më parë. Sipas tij Mbape dhe Hakimi do të luanin me në ndeshjet kundër Strasburgut dhe Lensin dhe më pas do të pushonin për shkak të lodhjes së madhe nga Botërori./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online