Mbape hyri në histori me 5 golat e tij, i shënoi ekipit që ka mbrojtësin ultras të… PSG-së

0

PSG mori një fitore të thellë mbrëmjen e djeshme. Parisienët siguruan kualifikimin në raundin pasardhës të Kupës së Francës pas fitores 7-0 kundër Pays de Cassel-it. Gjigantët e Ligue 1 zbaviten në fushën e lojës, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim ndeshjen kundër ekipit të ligës së gjashtë të Francës.

Njeriu i ndeshjes ishte  padiskutim Kilian Mbape. Sulmuesi 24-vjeçar  ka shënuar 5 gola në këtë ndeshje, duke hyrë në histori si lojtari i vetëm që ka realizuar kaq shumë gola në një ndeshje zyrtare, pavarësisht nivelit të kundërshtarit që kishte përballë. Interesant është edhe fakti se mbrojtësi Alexis Zmijak, njëherazi edhe kapiten i ekipit, është ultras i PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.