“Mbani profilin hapur t’ju shoh fotot”! Datëlindja e turpshme e Vinicius, ylli i Real Madrid ftoi vajza të panjohura në festë nga Instagrami

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius shumë shpesh përfundon në polemika, jo vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve me rivalët në fushë dhe tifozët kundërshtarë. Këtë herë braziliani përfundoi për shkak të rregullave që vendosi për të ftuar vajza në ditëlindjen e tij, të cilën e festoi në fillim të korrikut.

Para fillimit të sezonit të ri, sulmuesi ka festuar 23-vjetorin e lindjes në Brazil me miqtë e tij më të ngushtë dhe ka vendosur ta bëjë me shumë stil.

Vinicius, përveçse ftoi miqtë e tij më të afërt, të afërmit dhe të njohurit e ndryshëm, e bëri festën të hapur për vajza të panjohura, të cilave megjithatë iu desh të kalonin një përzgjedhje të turpshme për të marrë të drejtën e aksesit.

Sipas shtypit brazilian, lojtari i Real Madridit ftoi më shumë se njëqind persona në festën e tij. Shumë prej të ftuarve duhej të plotësonin një kërkesë të veçantë.

Gazetarja braziliane Fabia Oliveira zbuloi se vajzat e ftuara, për të qenë në festën e Vinicius, duhej të mbanin të hapur profilin e tyre në Instagram dhe duhej t’i dërgonin një ftesë Vinicius dhe miqve të tij, është e lehtë të kuptosh pse.

Synimi i yllit të madh të futbollit ishte të shihte fotot e vajzave dhe pasi t’i shihte do të vendoste nëse ato mund të merrnin pjesë apo jo në festë. Kur fotot e publikuara ishin impresionuese, vinte ftesa.

Disa nga vajzat u refuzuan sepse organizatorët nuk i pranuan. Për më tepër, të gjithë të ftuarit nuk kanë mundur të fotografojnë dhe ta incizojnë festën për shkak se telefonat celularë u janë konfiskuar në hyrje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *