Prej disa kohësh ka nisur beteja e madhe për kreun e ri të FSHF, ku dy kandidatët kryesorë janë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha. Me investimin direkt politik të Erion Veliajt, gara është bërë më e ethshme se kurrë. Në audio-përgjimin e bërë publik nga FSHF, kryetari i Bashkisë ka premtuar se do t’i nxijë jetën Armand Dukës me prokurori, SPAK, pa harruar CIA dhe FBI.
Qartësisht Veliaj është në një mbrojtje të një tjetër kandidati dhe sigurisht që ky nuk mund të jetë Armand Duka. Ndërkohë për këtë komentuar këtë situatë, që tanimë merr nota politike më shumë sesa sportive, ishte Arjan Cani te “Të paekzpozuarit”. Sipas tij Shakohoxha do të fitojë kreun e FSHF pasi ka gjithë organet e drejtësisë me vete që do të futen në përdorim për “nxirjen e jetës” dhe jo më kot i doli në këtë moment kundër Armand Dukës.
“Shakohoxha nëse nuk ka bërë marrëveshje me pushtetin nuk vjen dot. Duka nuk do të vazhdojë dot sepse nuk e lë drejtësia. Drejtësia ka ndryshuar kah. Kjo që po i bëjnë Saliut amerikanët është më keq sesa ta arrestojnë. Mjafton përgjimi që i bënë Erion Velisë… Shqipëria po futet në epokën e republikës së prokurorëve.
Në çdo karrierë nëse nuk do të ketë ok e pushtetit…po jetojmë në një republikë ku mesazhet vijnë underground. Shako është i zgjuar. Priti momentin më të mirë për t’u futur. Tani me reformën në drejtësi, që e ka bërë zoti Rama dhe Zoti Veliaj, Shako është i fituar nëse ka bërë marrëveshje. Mbani frymën miq, Shako nuk është naiv. Ky pushtet ka drejtësinë në dorë”, ka thënë Cani. /Sport Ekspres/