Mban vendin e parë me 9 lojtarë, Tirana është ekipi i Superiores me numrin më të lartë të lojtarëve që mbajnë Ramazanin

Aktualisht jemi në periudhën më të rëndësishme të fesë, ku mbajtja e Ramazani po ndiqet edhe nga lojtarët. Mjafton që të kujtojmë se heroi i mbrëmjes së djeshme në Champions League, Karim Benzema, është gjithashtu i përfshirë në këtë listë.

Ndërkohë sa i përket Superiores, në një kronikë të “Top Channel” thuhet se Tirana është ekipi i elitës së Shqipërisë me më shumë lojtarë që mbajnë Ramazanin, plot 9 lojtarë. Trajneri Orges Shehi e ka kaluar stërvitjen pasdite për t’i ndihmuar më tepër futbollistët, ndërsa vetë ata shprehen se kjo sakrificë nuk është asgjë për ta sa i përket vështirësisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *