U luajtën sot 3 ndeshje në Superligën e Kosovës, që ka nisur këtë fundjavë.
Befasohet që në nisje Prishtina, e mposhtur në shtëpi 1-0 nga Drita.
Rikthim i pafat për Mentor Mazrekajn, 70 minuta në fushë, ndërsa Prishtina luajti dobët dhe nuk shërben si justifikim fusha e keqe, apo vonesat e lojës nga Drita, triumfuese me golin e Xhevdet Shabanit në pjesën e parë.
E nisi me humbje edhe Bledi Shkëmbi, pasi Liria u mund 1-0 nga Vllaznimi në Gjakovë. Bakaj, Sefa, Vrapi, Basriu e Magani ishin titullarë te Liria, që ishte edhe e pafat, sepse luajti mirë, por humbi lojtarin e vet më në formë Korenica për dëmtim që në pjesën e parë, kur u shënua goli vendimtar.
Fitoi edhe Gjilani, 2-1 ndaj Besës.