Hamburgu do të ndeshet në fundjavë me Shalken dhe Mavraj së bashku me Papadopulos do të kenë detyrën e ndaljes së një kundërshtari superior. Mbrojtësi i kombëtares sonë është një personazh mjaft interesant për mediat gjermane, që e kërkojnë shpesh dhe sot Bild ka publikuar një intervistë të veçantë, me Mavrajn që flet për gjithçka, me një rend alfabetik, nga A në Z.
…
Mbijetesa: “Kjo situatë ndan miellin nga krundet, apo të rinjtë nga burrat. Një çështje e vërtetë karakteri”.
Shpërblimi për veten: “E bëj në mënyrë spontane. Ndoshta unë do të shoh një ndeshje të NFL gjatë darkës”.
Karakteri: “I dua njerëzit me zemër dhe humanitet”.
Budallëllëk: “Kur nuk reflekton për gjërat që të ndodhin”.
EURO 2016: “Pjesëmarrja me Shqipërinë ka bashkuar të gjitha grupet etnike në vendin tonë. Turne që do të mbetet në histori”.
Familja: “Do të thotë gjithçka për mua”.
Gisdol: “Trajneri im. Shumë profesionist, shumë i zoti. Ai më ka përmirësuar në më pak se një vit. Dha një kontribut të madh për të na shpëtuar në sezonin e kaluar”.
Hobi: “Besimi. unë studioj Islamin. Bëj shumë biseda rreth kësaj teme. Kam tre miq të cilët janë imamë dhe jetojnë në tre vende të ndryshme. Jam gjithmonë në kontakt me ta. Mësoj sa të mundem nga ata”.
Idhujt: “Padyshim profeti Muhamed. Ai është ana praktike e besimit tim, të tregon si të përballesh me vështirësitë, suksesin apo dështimin. Njeriu mund të transferojë shumë gjëra nga jeta e tij në jetën tonë”.
Rinia: “Kam shumë besim te rinia. Por mendoj se në fund të fundit mosha e mesme, mes të rinjve dhe të vjetërve, është më e mira”.
Këlni: “Ajo ishte etapa më formuese në karrierën time. Unë vuaj me këtë klub, kam keqardhmje të madhe për ecurinë e këtij sezoni. Uroj që të evitojnë rënien nga kategoria”.
Veset: “Spontaniteti im. Papritur rezervoj një udhëtim dhe fluturoj larg. Ose vizitoj mamanë time pa e planifikuar”.
Menuja: “Më pëlqen të ha qebapë. I adhuroj dhe kam gjetur një restorant në Hamburg ku i i gatuajnë shumë mirë”.
Ekipi kombëtar: “Është nderi më i madh që kam marrë në jetën time, në aspektin sportiv”.
Sakrifica: “Unë rrezikoj shumë për të mbështetur ata që kanë nevojë. Largohem nga zona ime e sigurisë, por më pëlqen ta bëj një gjë të tillë”.
Papadopoulos: “Një alamet mbrojtësi, i cili nuk ka frikë dhe nuk u fshihet as më të mëdhenjve”.
Tmerri: “Testi i laktatit, ku vlerësohet prania e acidit laktik në trup. Një analizë dreqi që më tremb shumë. Edhe kur jam me pushime, rri e mendoj rreth këtij testi”.
Finale për mbijetesë: “E kam provuar me Grojter Fyrtin kundër Hamburgut në vitin 2014. Gëzimi i Hamburgut që nuk ra nga kategoria ishte më i madh se dëshpërimi ynë që nuk ia dolëm mbanë”.
Shalke: “Kundërshtari ynë i radhës. Një klub i madh. Si një fe për tifozët atje”.
Talenti: “Jam shumë, shumë kritik ndaj vetes. Nuk më pëlqejnë lëvdatat, që kur isha fëmijë”.
Bamirësia: “E shoh ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë si një detyrim. Kam shumë gjëra për të dhënë. Kjo është mënyra ime për të thënë faleminderit”.
Teknologjia VAR: “Krejt e panevojshme. Më shumë një mallkim, sesa një bekim”.
Krishtlindja: “Ka shumë kuptim për shumëkënd. Një festë e këndshme familjare”.
Granit Xhaka: “Bashkëkombësi im Granit Xhaka është një person fantastik dhe një shembull për rininë shqiptare”.
Y: “Shkronja e parafundit e alfabetit”.
Z si zero: “Detyra ime parësore në fushë, ta mbyllimme zero, pa pësuar gol”.