Çdo ditë një kandidate e re, përditë një skuadër që kërkon ta ketë në kontingjent. Mëse normale për një lojtar si Mërgim Mavraj, që garanton siguri dhe eksperiencë.
Pas Trabzonsporit në Turqi e Deportivo La Korunjës në Divizionin e Dytë spanjoll, tashmë për shërbimet e mbrojtësit 32-vjeçar interesohet edhe Breshia në Serinë B italiane.
Mavraj kërkon të largohet nga Hamburgu pas problemeve të sezinit të fundit dhe klubi dëshiron ta largojë për të kursyer rrogën rreth 2 milionë euro. Pikërisht pagesa mbetet problemi më i madh për mbrojtësin kuqezi, sepse shifra është e lartë, si për La Korunjën, ashtu edhe për Breshian.