Mërgim Mavraj ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Ingolshtadin dhe ka firmosur për ekipin e ri. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të rikthehet në “shtëpi”, tek ekipi ku u bë i njohur, Greuther Furth.
Mavraj ka qenë pjesë e Greuther Furthit në të shkuarën për tri vite, ku më pas kaloi te Këlni. Kontrata e 33-vjeçarit me klubin e ri është 2-vjeçare.
Das Kleeblatt hat Mergim #Mavraj von den @Schanzer zurückgeholt!
Welcome back! ???#kleeblatt
?https://t.co/eNgYI3eZGu pic.twitter.com/9stkwTjjus
— SpVgg Greuther Fürth (@kleeblattfuerth) 26 juin 2019
Drejtori i përgjithshëm i Greuther Furthit, Rashid Azuzi, u shpreh mjaft i lumtur për finalizimin e marrëveshjes. “Mavraj është një lojtar mjaft me eksperiencë e kualitet dhe do të na ndihmojë shumë”, përfundoi drejtori Azuzi.