Mateus: Interi pak shanse me Napolin. Juventusi, tjetër nivel

Intervistë e gjatë për “Gazzetta dello Sport” për legjendën e Interit dhe Gjermanisë, Lotar Mateus

Ikona e zikaltërve qoftë dhe për golin e shënuar kundër Napolit më 28 maj 1989, Lotar Mateus është kthyer të flasë për “Gazzetta dello Sport” me rastin e  përfshirjes së tij në “Hall of Fame” të Interit. Gjithçka ka ndodhur në historinë e 110 vjetorit të themelimit të këtij klubi.

– Mateus, Inter-Napoli dhe ndeshja juaj…

– “Nuk do ta harroj kurrë atë gol që vlejti një titull. Në stadium ishte një atmosferë e pabesueshme, sidomos në pjesën e dytë. Shënoi Kareka për ta dhe Berti për ne, më pas… E fituam titullin jo kundër Askolit apo Peruxhias, por ndaj Napolit të Maradonës, që veç të tjerave nuk ishte shumë i dashur në veri të Italisë.”

– Në karrierën tuaj keni fituar shumë tituj, përfshi dhe një kampionat botëror. Por ai gol në Napoli është ndër kujtimet më të bukura në karrierë?

– “Jo vetëm ai moment, por të katër vitet te Interi kanë qenë të mrekullueshëm. Kishim një skuadër të mirë, ndonëse jo më të mirën. Milani luante një futboll më të pëlqyeshëm kjo dhe për shkak të filozofisë së Sakit, shumë më ndryshe se ajo e Trapatonit. Duke qenë se vija nga Bajerni më pëlqente më shumë Milani. Por te Interi nuk jemi lidhur pas katenaços që ishte dhe marka e Trapatonit. Luanim në sulm. Serena ishte golashënuesi më i mirë, ndërsa mbrojtja nuk diskutohej më e mira.”

– Çfarë mendoni se sollët në atë Inter?

– “Mentalitetin fitues. Kujtoj shpesh që Bergomi i cili dhe vetë kishte fituar një Botëror ka thënë para mbërritjes time në Milano se Interi luante pqër të fituar brenda dhe për të mos humbur jashtë. kishin frikë të luanin në Udine, në Peskara, në Leçe.”

– Ai i mentalitetit duket ende një problem aktual te Interi, pavarësisht tripletës dhe një pjese të parë të sezonit të shkëlqyer.

– “Nga jashtë është e vështirë të japësh ndonjë shpjegim për çfarë ndodh te Interi. Me trajnerin e ri, normalisht duhet pak kohë në fillim. Por te Interi duket sikur po shkon ndryshe. Më nervozon fakti që kanë lënë shumë pikë me skuadrat e vogla. Spaleti është një trajner i madh, ndoshta problemi qëndron tek lojtarët, të cilët nuk e përballojnë dot të qenit në krye. Por të paktën të tregojnë se vlejnë për vendin e katërt.”

– Kush do të shkojë në Champions?

– Për vendet 3 dhe 4 do të jetë një garë mes Interit dhe skuadrave të Romës. Roma më duket më e fortë, por Lacio nuk mund të cilësohet një surprizë.”

– Kush do ta fitojë titullin?

– “Juventusi, sepse është mësuar me sukseset, karakteristikë që i mungon Napolit. E pamë dhe ndaj Totenhamit. Ndryshe nga Juventusi, skuadra e Sarrit ndonëse shumë e këndshme për t’u parë e ka të vështirë të mbajë presionin atëherë kur nuk duhet të gabojë.”

– Dhe me që ra fjala, tani çdo gabim është i ndaluar…

– “Po, sepse nëse humbet me Interin, të mërkurën e sheh veten -5 nga Juventusi. Në të kundërt, gjithçka do të vendoset në duelin direkt.”

– Interi i mungon Championsit prej 6 vitesh. Çfarë mendimi keni?

– “Champions është shumë e rëndësishme për prestigjin dhe për milionat, e kotë të flasim bosh. Po krijohet një hendek gjithnjë e më i thellë mes gjigantëve të Evropës dhe klubeve të tjerë. Po shoh që Seria A dhe Bundesliga po humbasin lojtarët e rëndësishëm, sepse Premier Liga ka shumë më tepër para.”

– Por besoni se Interi do ta mbyllë mes 4 të parave?

– “Mundësitë i ka të gjitha, potencialin po ashtu, por duhet ta tregojë në fushë. një fitore ndaj Napolit do të ishte një sinjal i rëndësishëm.”

– Si mbyllet Inter-Napoli?

– “Bëj tifozllëk me Interin, por mendoj se Napoli është më i fortë. Një 1-1 nuk do të ishte një rezultat i keq për Interin për të besuar sërish në vetvete.”

– Kush do të jetë çelësi i ndeshjes?

– “Interi duhet të bllokojë sa më shumë Hamshik e Insinjen. Po ashtu dhe Insinjen, janë tre lojtarë të jashtëzakonshëm. Pastaj nuk duhet të luajë me frikë, Interi duhet ta bëjë Napolin të kuptojë se do t’i sulmojë.”

– Kush do ta fitojë Ligën e Kampioneve?

– “Shoh një ndërmjet Mançester Sitit, Bajernit dhe Barcelonës. Dhe mos më kërkoni për se nuk e llogaris Realin.”

– Reali që eliminoi PSG-në e sheikëve…

– “Naser al Kelaifi është një mik i imi, më fton shpesh të shoh PSG-në. Por si mund të mendosh të eliminosh Realin kur të duhet t’i shënosh dy herë, pastaj me Emeri që e rreshton gabim ekipin, një skuadër e frikësuar dhe me tre sulmues në adresë të të cilëve nuk shkon asnjë top? Të njëjtën ndjesi më ka dhënë Milani ndaj Arsenalit. I shihja të enjten në TV dhe më dukej Milani i tre viteve më parë. Arsenali në krizë në Premier dhe pa sulmues, por me Milanin që nuk i vuti njëherë të vetme në vështirësi.”

– Interit i mungon një lojtar si Mateus…

– E vërtetë, por ndoshta duket diçka më shumë. Interi ka varësi nga Ikardi. Pa atë në fushë kanë lënë shumë pikë.”

– Keni qëndruar vetëm 4 sezone në Milano, por keni fituar zemrat e interistëve…

– Të bërit pjesë në këtë famije të madhe më nderon. Nuk është e lehtë të zgjidhet në Hall of Fame para figurave të tjera që kanë fituar më shumë se unë.”

– Në Itali dhe në botë kush i ngjan më shumë Mateusit si lojtar?

– “Arturo Vidal, sepse ka shumë personalitet. Në Itali do të veçoja Milinkoviç-Saviç, por mbi të gjitha Naingolan.”

– Italia jashtë Botërorit?

– “Një trishtim për të gjithë. Mendoj se nuk u treguat në gjendje të bënit ndryshimin e madh kur ishte momenti i duhur. Të njëjtin gabim kanë bërë Milani e Interi pas sukseseve të mëdha. Duhet të gjesh kurajën të kthesh faqe dhe të shohësh nga e ardhmja. Po marr për shembull një mit si Bufon. Nuk mendoj se bën logjikë të vazhdojë të luajë edhe në miqësoret e radhës. Ka ardhur momenti i të rinjve.”

– Maradona vazhdon të flasë keq për Ikardin…

– “Nuk e kuptoj për se lojtarët e vjetër merren me ata aktualët. Ikardi është i ri dhe ka shënuar gola të rëndësishëm.”

– Kush janë favoritët për Botërorin?

– “Brazili, Franca dhe Gjermania.”

– Kush është lojtari më i mirë në botë?

– “Mesi.”

– Kush është lojtari më i mirë gjerman?

– “Toni Kros.”

 

Identikiti

Lotar Mateus ka qenë një nga mesfushorët më të mirë të të gjithë kohërave. Në karrierën e tij ka luajtur me Borusia Mënçengladbah, Bajern Mynih, Inter dhe Nju Jork MetroStars. Me kombëtaren gjermane numëron 150 ndeshje dhe 23 gola: kampion i Evropës në vitin 1980, kamion i botës 1994, dy herë nënkampion bote (1982, 1986). Me Interin numëron 153 ndeshje, 53 gola. Ka fituar titullin 1988-1989, superkupën e Italisë 1989 dhe Kupën UEFA 1991.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online