Mashtrim i çmendur në Indi, hetimi nxjerr zbuluar “16-vjeçarin”

0

Dy muaj më parë, Gurav Mukhi shënoi golin e tij të parë në kampionatin indian duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e këtij kompeticioni, pasi në dokumente figuronte vetëm 16 vjeç. Futbollisti i talentuar përjetoi një moment të shkurtër fame me mediet që e cilësonin si një yll në ngritje, i aftë për të tërhequr vëmendjen skuadrave evropiane.

Por, në fund e vërteta doli në shesh dhe është diçka shumë e shëmtuar. Pas një hetimi të federatës u zbulua se Mukhi kishte mashtruar për moshën, duke i ulur vetes 12 vite, pra sulmuesi është 28 vjeç.

Në përfundim të hetimeve, lojtari është pezulluar nga aktiviteti për gjashtë muaj, ndërsa pritet që të merren masa ndaj ekipit të Jamshedburit, klub ky ndër më të pasurit në Indi. Historia është shumë qesharake, pasi në fillim të hetimit, zyrtarët e klubit thanë se lojtari ishte 19 vjeç dhe jo 16, por mjafton t’i hedhësh një shikim fytyrës së lojtarit për të kuptuar si qëndron e vërteta.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.