“Masakra” në Lushnjë, Blerim Ziri në “gijotinë”

Ndeshja e 28 prillit mes Lushnjës e Partizanit nuk do të kalojë në harresë kaq lehtë, edhe pse jemi mësuar që flasim 2-3 ditë e kalon gjithçka. Arbitrimi i asaj sfide rezultoi vendimtar dhe ishte gjëja e fundit që shpresonin në FSHF, ku kanë kohë që janë në ankth për gabimet e vazhdueshme të gjyqtarëve. Në fakt, në sfidën e luajtur në Lushnjë pritej një fitore e lehtë e Partizanit, ndaj një Lushnje të dorëzuar dhe që nuk merr pikë prej muajsh. Megjithatë, Partizani nuk ishte në ditën e vet më të mirë dhe mbi të gjitha arbitrimi Blerim Ziri ishte në ditë ters, ashtu si një nga anësorët.

GAFAT – Një penallti e padhënë në favor të Partizanit ishte aq e qartë, saqë fanella e lojtarit të Partizanit mund të ishte grisur, por nuk e pa as Ziri dhe as ndihmësi i tij Burgu, edhe pse ky i fundit ishte në pozicion perfekt. Nuk mbaron me kaq, sepse Partizanit iu anulua edhe një gol që fare mirë mund të konsiderohej i rregullt nga i njëjti anësor, ndërsa Lushnja mori një penallti qesharake, pasi faulli i akorduar nga Ziri ishte inekzistent. Tre gabime trashanike, të gjitha kundër një ekipi, a është normale?

PAMJE NGA NDESHJA LUFTËTARI-TEUTA 2-3, KU BLERIM ZIRI ISHTE VENDIMTAR NË REZULTAT

“GJYQI” – Nuk ka ndodhur më parë, por Blerim Ziri do të dalë para Komisionit të Vlerësimit të Gjyqtarëve, për të dhënë llogari për arbitrimin absurd në Lushnjë. Do të zhvillohet një seancë dëgjimore, për të mësuar diçka më shumë rreth arsyetimit të arbitrit për vendimet në Lushnjë, edhe pse jo në çdo rast ishte faji i tij, duke parë veprimet e anësorit. Megjithatë, në futboll zakonisht mban përgjegjësi arbitri kryesor dhe Blerim Ziri e bëri lëmsh. Ishte një shans i artë për të, kishte muaj pa drejtuar në Superiore, për shkak të gabimeve skandaloze në ndeshjen Luftëtari-Teuta 2-3, por duket se ose është shumë i pafat, ose është vërtet një arbitër që nuk duhet të drejtojë më, për paaftësi apo për dashakeqësi. Dënimi i tij është i pashmangshëm, nuk ka më asnjë justifikim dhe nëse Komisioni i Arbitrave dhe përzgjedhësi e spostojnë në heshtje në Kategorinë e Parë, do të thotë që të gjithë janë fajtorë dhe bashkëpunëtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online