Edi Martini ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznisë. Trajneri shkodran ishte një nga 5 kandidaturat e mundshme për të qenë në krye të skuadrës, por në fund nuk u zgjodh, pasi u parakalua nga Hasan Lika.
Shkodrani ka qenë kundër “ankandeve” të hapura nga drejtuesit e klubit dhe e ka shprehur hapur këtë gjë. Ai ka vijuar me ironitë dhe “akuzat” e tij, pasi mendon se përzgjedhja e kandidatëve në klubin shkodran ka qenë politike dhe me preferenca, pasi sipas tij kritiret janë të pavlefshme.
“Ju lutem të gjithë kandidatëve të djathtë që dëshirojnë të kandidojnë për Kryetare Bashkie në Shkodër të sjellin CV-të e tyre nga ku do të dalin edhe 3 ose 4 emra për kryetar Bashkie në qytetin tonë. Pranojmë dhe nga rrethet e tjera. Kriteret janë si më poshtë:
1 – Morali në familje dhe në shoqëri
2 – Pastërtia e besueshmeria
3 – Besnikëria
4 – Arsimi dhe vjetërsia në punë
Në bazë të këtyre kritereve do zgjedhim edhe ata që do kandidojnë për kryetar Bashkie në Shkodër”, – shkruan Martini duke ironizuar përzgjedhjen e bërë nga drejtuesit shkodranë në lidhje me trajnerin Hasan Lika dhe drejtorin sportiv Engin Ferat.