Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 përballja e sotme mes Teutës dhe Kukësit. Edi Martini e nis me një pikë aventurën e tij të pestë te skuadra durrsake. Verilindorët arritën të gjenin rrugë e rrjetës në pjesën e dytë të ndeshjes, por festa e tyre u ndërpre nga arbitri anësor.
Ky i fundit ngriti lart flamurin dhe sinjalizoi pozicion jashtë loje. Skuadrat largohen kështu me nga një pikë nga “Niko Dovana”. Teuta qendron në vendin e 8 të renditjes, me një pikë më tepër se Kukësi i vendit të 9./Halit Delibashi-Sport Ekspres/