Mançester Junajtid thuajse e ka siguruar vendin e dytë në Premier Ligë, falë edhe suksesit të pabesueshëm në derbin e madh ndaj Sitit, ndaj tashmë po hidhen piketat e sezonit të ardhshëm. Priten blejnë të rëndësishme, pasi duhet kompletuar skuadra për të tentuar titullin, por do të ketë edhe largime.
I sigurt duket largimi i sulmuesit Antoni Marsial, një ndër blerjet e bujshme të viteve të fundit, por që nuk ka rezultuar një sukses. Francezi ka shënuar dhe ka dhënë disa asiste në pjesën e parë të sezonit dhe u duk se po shpërthente, por blerja e Aleksis Sançezit në janar e ka mënjanuar.
Për pasojë, Marsial ka vendosur të largohet dhe ka refuzuar ofertën e klubit për rinovim të kontratës, që i skadon në verën e vitit 2019. Kjo e detyron Junajtid ta shesë që këtë verë, për të mos e humbur falas një vit më vonë.