Marshim drejt elitës, Struga fluturon me Nijas Lenën

Nuk janë vetëm Shkëndija e Tetovës. Në kampionatin maqedonas po shkëlqen një tjetër skuadër shqiptare. Bëhet fjalë për Fc Strugën, ekipin e qytetit liqenor shqiptar përtej kufirit.

Nijas Lena u kthye në skuadrën e vendlindjes, pas dhjetë vjetëve të kaluara në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Afrimi i fantazistit, ishte vlera e shtuar e Strugës. Mesfushori 32-vjeçar ishte një prej autorëve të golave në fitoren 2-1 në fushën e Gostivarit, me Fc Strugën, që u shpall kampione e dimrit.

Skuadra e mbylli gjysmën e parë të sezonit me 8 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje. Struga kryeson me 28 pikë në Grupin e Perëndimit të Ligës së Dytë dhe deri më tani, është një prej dy skuadrave, që sigurojnë matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit maqedonas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online